CIVICA Mobilitas

Thirrje për aplikim për grante për PROJEKTE pdf Shtyp Email

Qendra për Zhvillim Institucional - CIRa, në kuadër të Programit për Mbështetje të Shoqërisë Civile “CIVICA Mobilitas”, me mbështetje financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe përfaqësuar nga Zyra  Zvicerane për Bashkëpunim në Maqedoni, shpall 

 

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR PROJEKTE
për organizatat qytetare në Maqedoni

Programi CIVICA Mobilitas ka për qëllim të kontribuojë në përforcimin e kapacitetit të organizatave qytetare dhe qëndrueshmërisë së tyre me qëllim që të:

  • ushtrojnë ndjekjen kritike të punës së organeve të Vetëqeverisjes Lokale, posaçërisht në drejtim të aplikimit të parimeve të qasjes së barabartë, shpërndarjes së drejtë, mosdiskriminimit dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike,
  • ushtrojnë ndjekjen e praktikave financiare, buxhetore dhe kontabiliste të financave publike, si dhe promovimin dhe mbështetjen e praktikave të përgjegjësisë shoqërore në kuadër të sektorit privat, dhe
  • nxisin dhe zhvillojnë dialogun ndëretnik në të gjitha sferat e shoqërisë.

Në këtë Thirrje për Aplikim për Grante për Projekte mund të paraqiten organizata qytetare me projekte të përqendruara në: decentralizim, qeverisje të mirë, përfaqësim dhe lobim, pjesëmarrje, transparence dhe llogaridhënie dhe/ose dialog ndëretnik.

Projektet do të marrin mbështetje financiare vetëm nëse përfshijnë aktivitete të projekteve që janë në përputhje me qëllimet e “CIVICA Mobilitas”:

  • përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të Vetëqeverisjes Lokale,
  • përmirësimi i transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë,
  • nxitja dhe zhvillimi i dialogut ndëretnik në të gjitha sferat e shoqërisë,
  • nxitja e përmirësimit të aftësive të komunikimit; ndjekja e punës së autoriteteve lokale, posaçërisht nga pikëpamja e aplikimit të parimeve të qasjes së barabartë, shpërndarjes së drejtë, mosdiskriminit dhe efikasitetit në dhënien e shërbimeve publike,
  • ndjekja e praktikave financiare, buxhetore dhe kontabiliste të financave publike, si dhe nxitja dhe mbështetja e përgjegjësisë korporative shoqërore në sektorin privat, dhe
  • aktivitete lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në nivelin institucional (p.sh. politikat e pakicave në institucionet qendrore dhe lokale).

Barazia gjinore dhe marrëdhëniet ndëretnike janë tema transferzale dhe duhet të përfshihen në programet vjetore , gjegjësisht në aktivitetet e organizatave. 

Në kuadër të kësaj Thirrjeje, grante për projekte do t`u ndahen organizatave qytetare lokale ose koalicioneve të organizatave qytetare (të regjistruara si  subjekt ligjor i vetëm) nga Republika e Maqedonisë me një vlerë maksimale prej 5.000.000 denarë për projekt. 

Periudha e implementimit të projektit nuk duhet të jetë më e gjatë se 12 muaj. 

Udhëzimet për aplikim, bashkë me formularët e nevojshëm për aplikim mund të merren në faqen e internetit të programit www.civicamobilitas.org.mk dhe në faqen e internetit të CIRa-s www.cira.org.mk, ose pranë zyrave të CIRa-s. 

Aplikimi (formulari dhe dokumentet shtesë) dorëzohen në një zarf të vulosur i cili duhet të përmbajë: një (1) dokument origjinal dhe nga një (1) kopje në letër me format A4 (me ç’rast çdo seri e dokumenteve duhet të jetë e lidhur me kapak) si dhe formë elektronike të dokumenteve të dorëzuara (në CD/DVD ose medium të ngjashëm). Dokumentet e dorëzuara në formë elektronike duhet të jenë identike me dokumentet e dorëzuara në zarf. 

Aplikimet dërgohen me postë të rekomanduar ose personalisht në këtë adresë:

Qendra për zhvillim institucional (CIRa)
Aplikim për Programin CIVICA Mobilitas – Grante për Projekte
Dime Anicin 9
1000 Shkup, Maqedoni

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 8 tetor (E hënë) deri në orën 16:00.

Në procesin e mëtejshëm të aplikimit do të merren në konsideratë vetëm aplikantët të cilët i plotësojnë plotësisht kriteret e aplikimit.

Organizatat qytetare të cilat duan të aplikojnë në këtë thirrje, për pyetje dhe detale mund ta kontaktojnë Igor Kostovskin, Koordinator për grantet për projekte, në numrin e telefonit (02) 3114-855 ose përmes postës elektronike Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

 

Lidhje të dokumenteve

 

 

Harta

Publikimet

Ky Program implementohet nga Qendra për Zhvillim Institucional – CIRa me mbështetjе financiare nga Agjencia Zvicеrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), përfaqësuar nga Zyra Zvicеrane për Bashkëpunim në Maqedoni